Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur nëna me foshnjen e saj.
Sipas policisë, janë përplasur dy automjete, që drejtoheshin nga shtetasit J.M dhe E.M. Në këtë aksident kanë ngelur të plagosur një grua me iniciale A.R bashkë me foshnjën e saj, të cilat ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.05.2020, rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, , mjeti me drejtues shtetasin J.M.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.