Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kafja e Rremës”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtuese shtetasen E. L., me mjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. Sh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re