Dy mjete janë përplasur tek rruga e Kavajës në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e gruaje dhe foshnjës së saj.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:40, dy personat e plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Një aksident ka ndodhur sot pak pas mesditës në Tiranë, ku kanë mbetur të lënduar një grua dhe foshnja e saj. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/TPZ.AL