Foto ilustruese

Një áksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një grua, e cila ishte në drejtimin e një prej mjeteve që janë përplásur mes tyre.

Shtetasja E.P. u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij áksidenti.

“Më datë 12.08.2020, në Laprakë, mjeti me drejtues shtetasin M.B., është pëplásur me mjetin me drejtuese shtetasen  E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re