Skip to content

Përplasen dy mjete në Pogradec, lëndohen shoferët dhe tre pasagjerë (FOTOLAJM)

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit dhe 3 pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“”