Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te mbikalimi i Saukut në Tiranë. Policia njofton se pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është plagosur një 28-vjeçarje.

Janë përplasur një kamion, një mjet tip “Range Rover” dhe tre automjete të vogla.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re