Dy automjete u përplasën paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Burrel-Klos. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq” në fshatin Suç.

 

Një automjet tip “Benz” që lëvizte në drejtim të Klosit u përplas me makinën tip “Pezho” që po udhëtonte drejt Burrelit. Goditja mes tyre ishte shumë e fortë, por fatmirësisht pa viktima.

 

Si pasojë morën lëndime dy shoferët dhe pesë pasagjerë, katër prej të cilëve u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

 

Besohet se aksidenti erdhi si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re