Një aksident ka degraduar në konflikt fizik mes dy shoferëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, ku dy automjetet janë përplasur duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Më pas drejtuesit e mjeteve kanë goditur njëri-tjetrin dhe grushte dhe si pasojë është dëmtuar një 32-vjeçar.

 

Në konflikt është përfshirë dhe babai i një nga drejtuesit e mjeteve.

 

“Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir)”, thuhet në njoftim.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re