Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti, njëri prej të cilëve një 13 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete, një “benz” dhe një kamion.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip “Man” me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re