Skip to content

Përplasen makinat në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, katër të plagosur

aksident 3 780x439

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e parë të janarit në aksin rrugorë Përrenjas-Qafë Thanë. Katër persona mbetën të plagosur pasi tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën.
 
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi  hetimor po  punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë përplasja ka sjellë radhë në gjata në këtë aks kombëtar.