Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy vëllezër pasi kanë aksidentuar me dashje bashkëshortin e motrës së tyre. Policia njofton se ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Sipas njoftimit nga policia shkak i kësaj ngjarjeje është bërë një konflikt familjar.

 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftim.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re