POGRADEC- Një aksident është regjistruar sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku për pasojë janë plagosur tre persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë mjetet tip “Benz” me targa AA 891 ST, mjeti tip “Volkswagen”, ndërsa janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit dhe një i mitur.

Informacion paraprakMë datë 08.05.2018 jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pojskë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjetet tip “Benz” me targa AA 891 ST, mjeti tip “Volkswagen” me targa TR1101N me drejtues shtetasin A.Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396.Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një shtetas i mitur i cili udhëtonte në mjetin tip “Benz” me targa AA 891 ST. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re