KORÇË

Dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë dje në një aksident në Korçë, përmasat e të cilit ishin tragjike, kanë përfunduar në pranga. Nga përplasja e dy mjeteve, humbën jetën babë e bijë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit Sokol Hoxha, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re