Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht.

Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeteve ka mbetur i plagosur.

Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re