Përplasen tri makina dhe një kamion, 6 të lënduar nga një aksident në Kosovë

Një aksident i rënë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka sqaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re