Një aksident ka ndodhur në orët e pasdite në fshatin Petrushë të Pogradecit.

Bëhet me dije se një furgon i policisë kufitare raportohet se është përplasur me një makine tip Audi.

Për pasojë furgoni ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anesore. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re