Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Berat, ku i plagosur rëndë ka mbetur një motorist. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirim”.

Një motor që shpërndan pica në qytet është goditur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur zvarrë në asfaltin e rrugës për disa metra. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë motoristi, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia, prej të cilës drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re