Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, Gjeorgji kur një avion është përplasur në tokë duke vrarë të gjithë personat që ishin në bord.

Një avion ushtarak është përplasur në një autostradë në Gjeorgji duke vrarë të nëntë anëtarët e bordit. Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor, tha Garda Kombëtare.

Pamjet e publikuara tregojnë rrënojat e aeroplanit të përfshira në flakë dhe tymin e zi. Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 4 pasagjerë të tjerë.

Ushtria po heton sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës. Aeroplani ishte prodhuar të paktën para 50 viteve.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN.

Në terren nuk pati të lënduar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re