Skip to content

Përplaset nga makina 8 vjeçari në Skrapar/ I mitur niset me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Skrapar.

 

Policia njofton se një 44 vjeçar me iniciale A.B ka përplasur me makinë një fëmijë 8 vjeç.

 

I mituri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Skrapar/Informacion paraprak

 

Në lagjen “Estref Caka”, shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.