Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure.

 

Një 40-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë me targa italiane.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Bulqizë, ku nga informacionet paraprake nga përplasja ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.

 

Ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin  është kapur pak pasi kishte shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e një personi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re