Skip to content

Përplaset nga makina një person që lëvizte me biçikletë në Berat

Një aksident rrugor është regjistruar mengjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore në afërsi të fshatit Orizaj.

 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur nje person qe udhetonte me biciklete.

 

Burri që mendohet se ka qene rreth te 50-ve ka qene duke udhetuar ne drejtim te fshatit Orizaj, ne momentin qe eshte perplasur me nje mjet qe leviste ne te njejtin ane te rruges.

 

I aksidentuari u dergua drejt spitalit te Beratit, nderkohe qe ne vendin e ngjarjes mberriten ekspertet e policise rrugore qe po punojne per te zbardhur motivet e ketij aksidenti.