Një 63-vjeçar me iniciale K.Q. banues në fshatin Kashtëbardhë në Lushnje ka humbur jetën, pasi motorri me të cilin ai po udhëtonte u përplas nga një mjet bujqësor(motokorrëse).

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Grabjan në Divjakë.

Ndërkohë drejtuesi i motorrkosëses, B.Z., 61 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lushnje.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re