Skip to content

Përplaset nga zetori, humb jetën 14-vjeçari

1530294698 zetor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 14 vjeçar ka humbur jetën, pas përplasjes nga zetori i drejtuar nga kushëriri i tij.

 

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, ku shtetasi me iniciale E.A, 30 vjeç, duke punuar në tokën ka përplasur 14 vjeçarin Xh.N.

 

Ndër të tjera policia bën të ditur se adoleshenti ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës.

 

Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.