Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, ku një 14 vjeçar ka mbetur i plagosur.

 

Policia bën me dije se rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

 

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re