Në studion e emisionit “Opinion” u publikua këtë të hënë momenti kur Ajas Sulejmani largohet me vajzën në krah, pak çaste pasi përplasi me makinë tek vizat e bardha çiftin e bashkëshortëve Konomi dhe fëmijën e tyre 3 muajsh.

39-vjeçari ecën i qetë ndërsa në dorë duket se ka telefonin.

Sulejmani, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe në makinë kishte edhe vajzën e tij të vogël u largua nga vendi i ngjarjes, që ndodhi të dielën në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Ai shkoi në një spital privat ku dhe u arrestua pak kohë më vonë, me pretendimin se kishte dërguar për kontroll vajzën e tij.

Çifti i bashkëshortëve Konomi mbetën të plagosur rëndë dhe aktualisht janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re