Skip to content

Përplasi efektivët dhe tentoi t’ia mbathte, ky është momenti kur policët ndjekin me vrap të ‘fortin’ e Durrësit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ndjekje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një mjet që lëvizte në sens të kundërt, nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, dhe ka marrë para dy efektivë.

Si pasojë njëri prej efektivëve është dërguar drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën.

Burime bëjnë me dije se drejtues i mjetit ka qenë shtetasi Hysen Pici, i cili pas disa minutash ndjekje është vënë në pranga.

Picit i është gjetur në makinë një armë zjarri.

Fillimisht u tha se kishte pasur dhe të shtëna me armë, por në njoftimin zyrtar nuk referohet një e dhënë e tillë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, punonjësit e policisë e kanë ndjekur me vrap Picin, i cili pasi ka braktisut mjetin, ka tentuar që të fshihet nëpër rrugica duke u larguar me këmbë.

Dyshohet se shoferi që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë ka qenë në gjendje të droguar, ndërkohë që i është bërë testi pas shoqërimit për në komisariat.

Hetimet për këtë çështje janë duke u ndjekur dhe nga Agjensia e Mbikqyrjes policore, për të parë veprimet apo mosveprimet e efektivëve në momentin e parë të përballjes me Picin, ku ky i fundit bëri dhe rezistencë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë