Ardi Mulliqi dyshohet se është shoferi i cili u përplas mbrëmjen e sotme me makinën që shoqeronte ish-Kryeministrin Sali Berisha, qe po kthehej nga Foltorja e Kurbinit.

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Fushë Mamurras, ku mjeti me drejtues Ardi Mulliqin dyshohet se është futur kundravajtje në autostradë dhe është përplasur fillimisht me mjetin e Salo Lazrit, 28 vjeç nga Tirana, dhe më pas me një mjet që shoqeronte ish-liderin historik të PD-së.

Policia thotë se kanë mbetur të plagosur dy persona, banues ne Kosove. Fax News mëson se të plagosur kanë mbetur dy shtetas nga Prishtina të identifikuar si Albin Menitoviç, 27 vjeç, dhe Edi Sinani, 15 vjeç.

Njoftimi i policise

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re