Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ll.P., 62 vjeç, banues në Korçë.

 

Arrestimi i tij, sipas policisë, u bë pasi ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” autoambulancë ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçe, banuese në Pogradec, e cola po kalonte rrugën në ato moment. 77 vjeçarja u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Ndërkohë 62 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re