Një 68 vjeçar me inicialet F.GJ në qytetin e Lushnjës ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga autotmjeti tip ‘Benz’ ndërkohë që po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë është arrestuar drejtuesi i mjetit 48 vjeçari I.A banues në Berat dhe po kryehen veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i Plotë

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re