Skip to content

Përplasi me ‘Range Rover’ dy efektivët/ Dalin pamjet kur Hysen Pici vrapon për të shpëtuar (Video)

brib 7 scaled

Vizion Plus ka siguruar videon nga momenti kur Hysen Pici vrapon për t’i shpëtuar policisë pasi tentoi të shtypte dy efektivët.

 

Hysen Pici, i armatosur me pistoletë, nuk iu bind punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin luksoz “Range Rover” gjatë mbrëmjes së djeshme.

 

Në momentin që atij i është bërë shenjë për të ndaluar, ai i ka dhënë gaz makinë duke i përplasur dy policët.

 

Pici u arrestua pak momente pas ngjarjes pavarësisht tentativës për tu larguar me vrap.