Policia e Beratit ka vënë në pranga shoferin që aksidentoi një nxënës të vitit të parë në gjimnaz.

Sot rreth orës 11:45  në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re