Sajmir Thaçi 40 vjeç nga Tirana përplasi mëngjesin e sotëm, 25 vjeçn Marjana Sahitajn në oborrin e banesës së kësaj të fundit.

 

Mësohet se 40 vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Audi.

 

40 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me portën e një banesë dhe ka hyrë në oborin e banesës, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndrruar jetë në spitalin e Traumës.

 

E reja, nuk kishte më shumë se 1 muaj që ishte martuar, ku për fat të keq jeta e saj u ndërpre në mes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re