Është arrestuar 17-vjeçari që përplasi për vdekje ditën e djeshme një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe më pas “fluturoi” me Benz mbi një makinë të parkuar duke përfunduar në trotuar.

I riu pas aksidentit, doli nga makina së bashku me pasagjerin dhe mësohet se është larguar nga vendngjarja duke qëndruar i fshehur.

Por adoleshenti është kthyer në banesë ditën e sotme pas negociatave me familjen.

Pasi u kthye në shtëpi, uniformat blu prangosën 17-vjeçarin, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me ngjarjen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re