Skip to content

Përplasi për vdekje 76 vjeçarin që lëvizte me biçikletë, shqiptari largohet nga vendngjarja. E pëson nga kamerat e sigurisë

Një shtetas shqiptar që banon në Istrana të Italisë është përgjegjës për aksidentin rrugor tragjik që i kushtoi jetën të shtunën vonë pasdite, Luciano Paro, 76 vjeç.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë në Podgora në Sant’Antonino, jo shumë larg kishës Votive, ndërsa i moshuari po lëvizte me biçikletë.

Sipas mediave italiane, shoferi i makinës tip Golf ngjyrë e bardhë, pasi përplasi Paron u largua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë. Ai më pas u identifikua nga kamerat që ndodheshin në zonë.

I moshuari u dërgua në spitalin e Ca Foncello të Trevisos ku fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Çështja u zgjidh brenda dymbëdhjetë orësh, tashmë që nga e diela në mëngjes ne kishim në posedim imazhe të qarta të automjetit, duke kaluar përmes Podgora, e cila po shkon drejt qendrës së Trevisos me pasqyrën plotësisht të shqyer, të lënë në rrugë, disa metra nga vendngjarja.”- tha komandanti i policisë, Andrea Gallo.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb