55-vjeçari Mhill Gega, i cili përplasi për vdekje qëllimisht me makinën e tij bashkëfshatarin Mark Gjeta, pas një konflikti mes tyre, ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e paraburgimit.

Gega është vendosur nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërkohë që në Gjykatë, kur iu dha masa e arrestit ka thënë se aksidentin me dashje e ka kryer në një moment gjaknxehtësie.

Gega ka tentuar që të presë damarët e dorës, dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mhill Gega dhe i ndjeri Mark Gjeta, 68 vjeç, ishin koleg pune, pasi ishin të punësuar në ujësjellsin e Rrëshenit, por së fundmi kishte pasur një konflikt mes tyre.

“Ne gjakxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë Gega në gjykatën e Lezhës. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re