Një ngjarje rëndë u regjistrua në plazhin Potam në Himarë këtë të të martë.

 

Arjan Tase është drejtuesi i mjetit lundrues që përplasi për vdekje fëmijën e mitur. Mësohet se ai ka qenë shef komisariati në Himarë

 

Sipas njoftimit të policisë, fëmija ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

 

Vizion Plus solli pamjet nga vendi i ngjarjes , ku duket trupi i fëmijës në breg të detit dhe qytetarët të tmerruar nga ngjarja.

 

Pavarësisht se policia ka vendosur një perimetër sigurie, ky nuk është rasti i parë kur mjetet lundruese kanë lënduar qytetarët që pushojnë në breg të detit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 14:00, ku sipas policisë drejtuesi i skafit, i cili u shoqërua në komisariat, humbi kontrollin dhe aksidentoi per vdekje fëmijën e mitur.

 

Ndërkohë burime thanë se mjeti lundrues po lëvizte me shpejtësi dhe bënte manovra të rrezikshme duke kaluar shenjat kufizuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re