“Ne gjakxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, kjo ka qenë dëshmia e dhënë para hetuesve e 60-vjeçarit Mhill Gega i cili mesditen e së mërkures përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin Mark Gjeta, ngjarje e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës.
Viktima dhe Gega kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar, ku kishin përfunduar në Polici. Gjatë ditës së djeshme ata kanë pasur sërish një debat mes tyre, dhe në ato momente Gega ka marrë mjetin e tij benzi dhe e ka përplasur qëllimisht Gjetën, ku për pasojë ai vdiq në vend.
Ndaj autorit është ngritur akuza e ‘vrasjes më dashje’. Ai po mbahet në dhomat e paraburburgimit të Komisaritit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
