Mbërrin në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë shtetasi Kristi Dani, i cili të martën aksidentoi dy turistët francezë  në aksin Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bestrovë duke udhëtuar me biçikletë.

 

Një prej turistëve, bashkëshortja, gjeti vdekjen,ndërsa burri ndodhet në spitalin e Vlorës ende për ndihmë mjeksore.

 

Seanca gjyqësore sapo ka nisur.

 

Prokurori kërkon arrest me burg Avokati mbrojtës Kujtim Cakrani kërkon një masë më të lehtë sigurie.Pritet vendimi i Gjykatës së shkallës së parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re