FIER- 21-vjecari që përplasi me makinën e tij tre këmbësorë në fshatin Arapaj të Roskovecit rezulton problematik për policinë rrugore, pasi është ndëshkuar disa herë për mos respektimin dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga verifikimi në sistemin e-gjoba, rezulton se Amarildo Çalamani është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me 10 masa administrative dhe konkretisht:

3 masa për parakalime te gabuara brenda vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit në 2017 dhe një masë për mungese kontrolli teknik.

Nga aksidenti vdiqën Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu është plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut.

Dyshohet se makina tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani ka qenë me shpejtësi dhe pasi ka hipur në trotuarin e këmbësorëve ka perfunduar në një kanal. Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

Njoftimi i policisë:
Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re