Pas përplasjes së shënuar sot në Kuvend me ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit të PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

 

Në një postim në “Twitter”, kryediplomatja amerikane thekson se ditët e largimit të të tjerëve nga podiumet dhe kërcënimi ndaj atyre që me të drejtë i thonë jo akuzave i përkasin të shkuarës që nuk duhet të kthehet më.

 

“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria, ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re