Aleksandër Çipa gjatë një interviste në Skype për “Fax News” ka analizuar situatën politike në vend dhe përplasjen e bujshme mes Bashës dhe Berishës.

Kreu i unionit të gazetarëve u shfaq skeptik për realizimin e premtimeve të qeverisjes “Rama 3” pasi sipas tij edhe gjatë 8 viteve të mëparshme kryeministri Rama nuk ka mbajtur premtimet.

Çipa theksoi se mungesa e investitorëve të huaj është një problematike jo e vogël për ekonominë e vendit tonë. Ndërsa kur u pyet për përjashtimin e Berishës nga PD, Çipa theksoi se e gjitha kjo rrëmujë dëmton PD-në dhe fuqizon kundërshtarin politik, pra Partinë Socialiste.

“Premtimet që lidhjen me programin e qeverisë, por a do të realizohen ato të gjtiha? Ekspertët janë skeptik pasi edhe gjatë mandatit të dytë kishte problematika pasi kishte mungesë të investitorëve. Problem gjatë mandatit të dytë ishte mungesa e investimeve të huaja në Shqipëri, ka pasur probleme të mbetur për prezencën e thithjes së donacioneve të huaj për investime të rëndësishme në vendin tonë. Gjatë premtimeve “Rama 3”, u fol për investimin të mëdha infrastrukturore: portet (Durrës dhe porti i jahteve), aeroportet e Sarandës dhe Vlorës, apo a do të realizohen me afatin kohor që kanë përcaktuar? Është një problem që duhet parë.

Opozita e përçarë? Situata problematike është pasi Berisha kërkon të rrëzojë Bashën dhe për të krijuar proces të ri zgjedhor, kjo betejë mban një kontekst tjetër sepse kriza mes të dyve nisi pas një kërkese të SHBA pas shpalljes “non grata” dhe pas një vendimi ku Berisha u akuzua për korrupsion dhe pengim të demokracisë. Këmbëngulja se Bashës ja kanë kërkuar amerikanët përjashtimin e Berishës nga ana tjetër nisja e turit të foltores së Berishës me demokratët është një situatë e re në Partinë Demokratike. Shumica socialiste është shumë e avantazhuar. Ngelet për tu parë si do të zhvillohet turi i zotit Berisha dhe a do të çojë kjo në një përplasje të madhe në PD, kjo është një dilemë që pritet të konfirmohet në vijim. Kjo e dobëson opozitën në përballje me socialistët e kryeministrit Rama.

Nëse vjen Berisha në krye të PD, cfarë ndodh në marrëdhëniet me Amerikën – “Nëse Berisha nuk do të ketë një procedim juridik pas atyre akuzave që i janë bërë nga SHBA. Ai ka të gjitha mundësinë për ta bllokuar lidershipin aktual dhe së dyti për ta ndarë PD. Ky është rreziku më potencial, duhet një zgjuarsi nga dy liderët që mos e dëmtojnë këtë institucion publik. Dy protagonistët nuk duhet ta dëmtojnë këtë parti”, përfundoi Çipa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re