Skip to content

Përplasja e avionit në Kazakistan, dhjetëra persona të vdekur dhe të plagosur

900 0 1735122767x640 0 e6fcee72fdf9df55f534f5feb257e033 512 1 750x375 1

Dhjetëra persona kanë vdekur nga përplasja e avionit në Kazakistan, me 67 persona në bord thonë zyrtarët lokalë. Ministria e emergjencës së vendit tha se kishte vetëm 25 të mbijetuar nga kjo përplasje.

Avioni i agjencisë “Azerbaijan Airlines”, mori zjarr ndërsa zbriste pranë qytetit Aktau, ku shkaku i përplasjes nuk dihet. Raportet thonë se avioni u devijua për shkak të mjegullës.

Nga video-ja e verifikuar nga agjensia e lajmeve “Reuters”, shihet avioni që shkon drejt tokës me shpejtësi të lartë.

Nga njoftimi i Ministrisë së Transportit në bordin e avionit Emabraer 190, kishte 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Në bord ishin kryesisht shtetas azerbajxhanas, por kishte dhe disa pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgizi. Autoritetet thanë se aeorporti “Aktau” vazhdon të jetë i hapur dhe funksionon si normalisht.