Përplasjen e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me Flutura Açkën sot në Komisionin për Edukimin, ambasadori holandez në Tiranë, e ka cilësuar si ‘skenë të papranueshme’.

Reinout Vos, shkruan në platformën ‘X’: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”.

 

Unacceptable scene in parliament today. I won’t show the images.

— ReinoutVos (@ReinoutVos) January 17, 2024

Çfarë ndodhi sot në komisionin parlamentar të Edukimit

Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Edukimit që drejtohet nga Flutura Açka.

Gazment Bardhi i ka kërkuar Flutura Açkës që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.

“Jo me dorë, mos më prek”, dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.

Debati:

Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës.

(Flamur Noka shkul mikrofonin)

Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra

Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin

Noka: Turp

Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore

Bardhi: Për çfarë i bën këto skena?

Acka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konference

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re