Skip to content

Përplasja e fortë me Bashën, reagon Agron Shehaj: Ja e vërteta e debatit dhe çfarë kërkova

Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit në media të debatit të tij me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetaren Grida Duma.

Ai thotë se ka shprehur pakënaqësinë e mbështetësve teksa shpreh rezerva për sulmin nga kolegët.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shkruan Shehaj. (TemA)