Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në kryqëzimin e Fllakës nxorri “zbuluar zorrët e pulave”
Një kamionçinë që po transportonte të brendshmet e pulave është përplasur me një automjet ditën e djeshme dhe si pasojë një sasi e konsiderueshme e mbetjeve është derdhur në rrugë.
Ende nuk dihet se prej cilës kompani apo ferme po transportoheshin këto lëndë dhe ku do të dërgoheshin. Kujtojmë këtu faktin se qyteti i Durrësit është një vatër e gripit të shpendëve dhe tre pularitë më të mëdha janë në karantinë prej më shumë se 2 javësh.
Ndërkohë qytetarët nga ana tjetër janë shprehur të shqetësuar pasi ekspozimi i të brendshmeve të pulave në temperaturat e larta në një rrugë tejet të frekuentuar dhe në një kohë kur gripi i shpendëve është prezent mund të bëhet burim infeksioni. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 24 orë institucionet shtetërore nuk kanë marrë masa për të larguar mbetjet nga rruga për të shmangur infeksionet.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
