Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas incidenteve të regjistruara mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe deputetëve demokratë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

 

Bardhi shprehet se të tilla akte hedhin në erë tentativat për bashkim dhe dërrmojnë besimin e qytetarëve tek kjo forcë politike.

 

Ai dënon incidentet e ndodhura, ndërsa shton se duhet distancim [ublik nga aktet e dhunës, prej të cilave shprehet se nuk ndërtohet asgjë afatgjatë.

 

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

 

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë“, shkruan Bardhi.

 

Përkrahës të Lulzim Bashës konfrontuan anëtarë të Kryesisë së PD, duke kërkuar që çështja e lidershipit të mos vonohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re