Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sot në Prokurorin e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kopje të akteve, për tenderat të cilët u cilësuan si sekrete.

Më 27 prill, PD me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë në një kohë të shpejtë një verifikim të procedurave të prokurimit për 17 tendera, Ministria e Mbrojtjes, ajo e Drejtësisë apo ajo e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë.SPAK ka marrë në dorëzim dokumentet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre.

Tenderat e klasifikuar sekretë u bënë objekt përplasjes të forta mes Partisë Demokratike dhe institucionit të Shëndetësisë.

Opozita akuzoi Ogerta Manastirliun se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty se i vuri zjarrin institucionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re