Ministria e jashtme në komunikim me ambasadën e shqiptare nëGreqi ka konfirmuar se mes të plagosurve pas përplasjes së trenave në Greqi janë dhe 5 shqiptarë.

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore,” thuhet në njoftim.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re