Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe me 38 të vdekur deri tani.

Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festimeve publike.

Dyshimet janë që numri i të vdekurve të rritet në orët në vijim pasi përplasja e fortë shkatërroi plotësisht dy vagonët e parë.

Lidhur me shkaqet e tragjedisë, informacionet thonë se bëhet fjalë qartazi për gabim njerëzor pasi vendosja e pikës është bërë manualisht prej disa vitesh.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re