Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Unë personalisht nuk besoj te ajo që thoni ju, që Alibeaj është kukull e Ramës. Por për hir të debatit po e marr të mirëqenë. I bie që ju keni rënë në kurthin e atyre. Sepse në të gjithë panoramën, duket se Berisha përdor akt fizik dhe e heq nga foltorja. Gjithë interpretimi ishte, Berisha i tankeve të 97-tës, Berisha që sulmoi partinë e vet, etj. Ju jeni 30 vjet me eksperiencë, nëse bini në kurthin e kundërshtarit dhe i jepni brum kundërshtarit, i keni shërbyer ju më shumës se Alibeaj. Dakord nëse Alibeaj është në këtë rol, përdoret akti fizik? Ju ratë në kurthin e tyre sot.

Sali Berisha: Unë mbrojtja një të drejtë themelore. Parlamentarizimi bazohet në diskutim dhe replikë. Atë të drejtë sistematikisht përpiqen të ma heqin. Nuk e bëjnë me të tjerët.

Andi Bushati: Alibeaj doli ëngjëll atje.

Sali Berisha: Për të mbrojtur Ramën, ai u bëri parzmore e tij.

Andi Bushati: Në imazh, i dhunshëm doli Sali Berisha.

Sali Berisha: Nëse unë nuk ju vë kufirin te thana atyre, më privojnë nga e drejta e fjalës. E drejta e përgjigjes është e patjetërsueshme. Ai që lejon veten të keqpërdoret në atë mënyrë…

Andi Bushati: E kam te akti juaj.

Sali Berisha: Akti ishte një spostim. Kishte zënë vendin tim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re